“Skanderbeg”, filmi i parë i animuar 3D me hero shqiptar

11 Maj, 2023 - 11:48 am

Ideja e projektit “Skanderbeg”, lindi për faktin se të gjithë fëmijët kanë qejf personazhe, siç është edhe spiderman. Por do ishte shumë mirë që të kemi edhe një hero shqiptar që ata e njohin dhe i frymëzon shumë. Dhe i tillë është pikërisht heroi kombëtar Skënderbeu, i cili do të vijë në një film të animuar 3D.

Florjan Binaj është skenarist i këtij projekti ndërsa Daniel Kordhoni është autor/producent. Ata të dy përveçse janë miq që në fëmijëri, kanë punuar së bashku prej vitesh për këtë projekt që sikurse dhe ata e thonë tashmë po bëhet i madh dhe ka nevojë për mbështetjen e të gjithë shqiptarëve që të finalizohet.

Personazhet do jenë me emrat e fëmijëve të tyre.

Mësohet se Binaj ka punuar rreth 2 vite me skenarin, ndërkohë në film janë gjithsej 40 personazhe.

Ky film do të jetë një epokë e re për t’u njohur ndërkombëtarisht ndërkohë do të jepen mesazhe për planetin Tokë. / euronews.al / KultPlus.com

Të ngjajshme