“Skype” i Isa Qosjes mbështetet edhe nga Qendra e Filmit e Malit të Zi

31 Gusht, 2018 - 3:31 pm

“Skype”, filmi me regji të Isa Qosjes, tashmë ka marrë mbështetje edhe nga Qendra e Filmit të Malit të Zi, shkruan KultPlus.

Një gjë të tillë e ka bërë publike drejtori i QKK-së, Arben Zharku, i cili ka thënë se ky bashkëpunim, shënon njëherësh edhe bashkëprodhimin e parë mes dy shteteve.

“Qendra e Filmit e Malit te Zi e mbështetë projektin filmik te Isa Qosjes “Skype”. Ky edhe shenon bashkeprodhimin e pare ne mes te dy shteteve. Urime per te gjith ekipin!”, ka shkruar Zharku.

“Skype”, do të sjellë disa përralla për një vend dhe për njerëzit që jetojnë atje. Për Plavën dhe Gucinë…Por edhe për të gjithë ne. Në fakt regjisori ka folur me gjuhën dhe ndjenjat e njerëzve nga realiteti jetësor aty. Për hallet e tyre karshi shpërnguljes së pandalur në Amerikë. Në “Skype”, regjisori do të sjellë edhe shitblerjen e grave në të dy anët e kufirit dhe për tri gjenerata të humbura të femrës shqiptare, pikërisht si pasojë e emigrimit.

Kurse ky projekt është njëri nga filmat që ka mbledhë një kastë të aktorëve të shkëlqyer, duke përfshirë: Arta Dobroshi, Mirush Kabashi, Arben Bajraktaraj, Shkumbin Istrefi, Flonja Kodheli./ KultPlus.com

Të ngjajshme