“Sofra e Varrit” shpërblehet me çmimin kryesor në festivalin ‘Link International Film Festival’ të Londrës

26 Dhjetor, 2022 - 10:04 pm

Filmi i shkurtër artistik “Sofra e Varrit” me skenar të Mentor Zymberaj dhe regji të Mirak Zymberaj ka arritur edhe një sukses tjetër, shkruan KultPlus.

Filmi ka arritur të fitojë çmim nga Festivali Ndërkombetar i Filmit në Londër, “Link International Film Festival”.

“Sofra e Varrit” fitoi çmimin kryesor të festivalit, “The best east europe short film” në një konkurencë të madhe ndërkombëtare.

Ky sukses u arrit menjëherë pas tri çmimeve kryesore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “Hyjnesha në Fron” ku filmi njashtu fitoi çmimet: “Filmi më i mirë i Festivalit”, “Aktori më i mirë i Festivalit”, “Fotografia më e mirë e Filmit”.

Deri më tani filmi vetëm gjatë këtij viti mori pjesë në 25 Festivale Ndërkombetare të Filmit anë e mbanë botës duke u nominuar dhe fituar shumë çmime të rëndësishme për filmin.

Filmi trajton heroizmin, sakrificën e popullit shqiptar gjatë luftës në Kosovë duke u mbrojtur dhe duke luftuar për njëri-tjetrin ndaj një krimi të paparë të apartheidit të regjimit serb mbi popullatën shqiptare në Kosovë në vitin 1999. Historia duhet të shënohet, të mos harrohet, dhe të mos përsëritet. Ky film flet për një popull të lashtë, fisnik, të papërulur, krenarë dhe që din të bëj sakrifica të larta për më të shenjtën e vlerave të tij. Andaj është edhe një sukses i madh i filmit i cili pasqyron dhe prezanton këto vlera, po njëherit edhe shumë plagë të rënda të popullit. / KultPlus.com

Të ngjajshme