“Sofra e Varrit” shpërblehet me tri çmime në Festivalin “Hyjnesha në Fron”

19 Dhjetor, 2022 - 8:15 pm


Filmi i shkurtër artistik “Sofra e Varrit” me skenar të Mentor Zymberaj dhe regji të Mirak Zymberaj ka arritur edhe një sukses tjetër, shkruan KultPlus.

Filmi ka fituar tri çmime kryesore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “Hyjnesha në Fron”, në kategorinë e filmit të shkurtër artistik.

Çmimet e fituara:

  • Filmi më i mirë i Festivalit – SOFRA E VARRIT në regji të Mirak Zymberaj
  • Aktori më i mirë i Festivalit – Mentor Zymberaj
  • Drejtori i fotografisë – Bujar Zeqiri

“Filmi mbramë në mbylljen solemne të Festivalit “Hyjnesha” në edicionin e 15-të me radhë, u nderua me tri çmimet kryesore. Në këtë vit filmi po ashtu u selektua dhe u nderua me çmime ndërkombëtare në 25 festivale prestigjioze, ku ndër ta ishte edhe Festivali i Kualifikimeve për Oskar – In Paalace Short Film Festival në Sofie, Bullgari”, ka thënë aktori Mentor Zymberaj për KultPlus.

Edhe një tjetër sukses për filmin nga Kosova i cili trajton temën e luftës 1999 në Kosovë dhe pasojat, fatet e njerëzve dhe luftën e heroizmat e pakompromise për të shpëtuar njëri tjetrin. / KultPlus.com

Të ngjajshme