займ на карту онлайн потребительский кредит

Sonte jepet premiera e filmit francez të vitit 1913 “Dorëzimi i Shkodrës”

17 Tetor, 2018 - 2:30 pm

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit në bashkëpunim me EYE Film Institute, Kinotekën e Malit të Zi dhe mbështetjen e Ministrisë së Kulturës shfaqin premierën e restaurimit të filmit francez “Pathé” të vitit 1913, titulluar ”Dorëzimi i Shkodrës”, me pamje të qytetit verior pas përfundimit të rrethimit gjashtëmujor të tij.

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, në bashkëpunim me EYE Film Institute, Kinotekën e Malit të Zi, dhe mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, kanë kënaqësinë të ju ftojnë në një cine-concert me filmime arkivale të xhiruara në Ballkan në fillim-shekullin e njëzetë.

Me muzikë origjinale të kompozuar nga Adorel Haxhiaj dhe Astrit Stafai, premiera e filmimit të restauruar Dorëzimi i Shkodrës (1913) do të shoqërohet me performancë live nga Adorel Haxhiaj në cello dhe Astrit Stafai në oud.

Gjashtë kronika të shkurtra bardhë e zi dhe të pikturuara me dorë, janë pjesë të programit “Në kërkim të Perandorisë Otomane”, dhe u përzgjodhën në bashkëpunim me kuratoren e filmit pa zë të Insitutit të Filmit EYE të Hollandës, znj. Elif Rongen-Kaynakci.

Peisazhet unike vizuale të rajonit të Ballkanit, do të ndiqen nga premiera e restuarimit të filmimit francez Pathé të vitit 1913, titulluar DORËZIMI I SHKODRËS, me pamje të qytetit verior pas përfundimit të rrethimit gjashtë mujor të tij.

Ky filmim pa zë, bardhë e zi, u gjet në Kinotekën e Malit të Zi në vitin 2008, dhe pas procesit të restuarimit në digital dhe 35 mm në laboratorin Hungarian Film Lab, do të ruhet në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit si filmimi më i hershëm i fondit filmik të AQSHF-së. Filmi do të shfaqet sonte duke filluar nga ora 19:00 në Kinemanë Millennium në Tiranë./ KultPlus.com

Të ngjajshme