Sonte në RTK, “The Remigrant” ku luan edhe Leze Qena (VIDEO)

26 Mars, 2020 - 9:14 pm

Migrimi, harmonia në familje, edukimi i fëmijëve, dhe elemente të tjera të një familje shqiptare janë prezantuar në mbrëmjen e së dielës në “Queens Ëorld Film Festival” në Neë York, nëpërmjet filmit “The Remigrant”,  ku ishte edhe në selektim zyrtar shkruan KultPlus.

 “The Remigrant” është filmi i cili e sjellë për herë të parë në rolin e regjisorit aktorin e njohur Astir Alihajdari. Ky film zgjatë 18 minuta dhe flet për shumë tema në të njëjtën kohë. Migrimi, harmonia në familje, edukimi i fëmijëve, janë disa nga temat që jetësohen përmes aktorëve: Florist Bajgora, Ilire Vinca, Veton Osmani dhe Leze Qena.

“The Remigrant” do të shfaqet sonte ekskluzivisht në RTK 1, prej orës 22:30, dhe ky film do të prezantihet në kujtim të ikonës së teatrit dhe filmit Leze Qena. Përpos Leze Qenës, në këtë film me rolet e tyre luajnë edhe aktorët: Ilire Vinca, Florist Bajgora e Veton Osmani./KultPlus.com

https://www.facebook.com/florist.bajgora.1/videos/2710209945775200/

Të fundit

Të ngjajshme