Sot, për Ditën e Kinemasë në Cineplexx, çmimet e biletave duke filluar nga 2,80€

9 Mars, 2021 - 2:13 pm

Sot, për Ditën e Kinemasë në Cineplexx, çmimet e biletave duke filluar nga 2,80€

Dita e martë është dita që kinemaja më e madhe në vend, Cineplexx, ka rezervuar për filmdashësit, duke ofruar çmime më të lira të biletave, duke filluar nga 2,80€ për filmat 2D, dhe 3,60€ për filmat 3D. Me zbritje në të dy kinematë, në Prizren dhe Prishtinë, sot mund t’i shikoni 9 filma të ndryshëm, të cilët shfaqen në orare të ndryshme nga ora 15:00 deri në ora 21:30 në kinemë në Prishtinë dhe në Prizren.

Top 3 filmat të cilët mund t’i shikoni sot me çmime të zbritura në Cineplexx janë:

1) Tom and Jerry
Dy personazhet më të dashur të fëmijërisë tonë, rikthehen në një film i cili zbulon se si Tom dhe Jerry takohen dhe formojnë rivalitetin e tyre.

2) Soul
Një muzikant që ka humbur pasionin e tij për muzikë transportohet nga trupi i tij dhe duhet të gjejë rrugën e kthimit me ndihmën e një shpirti të një foshnje që mëson për veten e saj.

3) Greenland
Një familje lufton për mbijetesë përballë një katastrofe natyrore kataklizmike. Një film me aktorë të njohur si Gerard Butler dhe Moren Baccarin.

Përveç këtyre tre filmave, në të dy kinematë po shfaqen super-aksioni Monster Hunter, Ava,  dramë/thrillerët Songbird, Unhinged dhe Little Things, si dhe romanca The Wedding Unplanner.

Kinemaja në Prishtinë dhe Prizren, nis punën nga ora 15:00, ndërsa për të gjithë filmat që po shfaqen dhe oraret e shfaqjeve mund t’i gjeni në linkun këtu (e lidhni me këtë link: https://www.cineplexx-ks.eu/filma/programi-i-filmave/)/ KultPlus.com

Të ngjajshme