Spongebob mbush 20 vjeç

13 Korrik, 2019 - 9:30 am

I shfaqur për të parën herë më 17 korrik 1999, në 20 vitet e fundit ka mbretëruar si seria e animuar numër një për fëmijët.

Për të festuar ditëlindjen e Spongebob, sfungjerit të verdhë të filmave të animuar, vjen madje një episod special i serisë. Një përzierje origjinale mes live-action dhe animacionit që do të zgjasë për 45 minuta.

Por festa nuk do të mbarojë shpejt. Për verën e 2020-ës pritet dalja në kinema e filmit të prodhuar nga Paramount Pictures dhe Nickelodeon, me titull “The SpongeBob Movie”.

Krijuar nga Stiven Hillenburg, seria është e vendosur në Bikini Bottom, një qytezë në fund të oqeanit paqësor, e banuar nga krijesa detare dhe antropomorfe që kanë një inteligjencë njerëzore.

Spongebob është një sfungjer gjithnjë i lumtur dhe i gëzuar, punon si kuzhinier në Krusty Krab, një fast food nën ujë, ku gatuan krabby patty, paninet më të shijshme në oqean. Miku i tij më i mirë, ylli patrik, një yll deti i kuq, totalisht i hutuar.

Të ngjajshme