Super-filmi i animuar Minions 2 arrin në Cineplexx Prishtinë dhe Prizren këtë vikend me shumë shpërblime dhe aktivitete!

30 Qershor, 2022 - 1:09 pm

Minions djallëzor janë rikthyer në vazhdimin e tyre të shumëpritur. Ata arrijnë në Cineplexx me 2 dhe 3 korrik ku me këtë rast do të organizohet eventi Dita e Familjes me shumë shpërblime dhe aktivitete argëtuese për fëmijë.

Minions: The Rise of Gru, i njohur ndryshe si Minions 2, është një aventurë absolutisht e çmendur dhe komike me protagonistë krijesat e lezetshme të verdha teksa mësojnë të punojnë për zotërinë e tyre të ri, një Gru të ri. Këtë vikend duke filluar nga ora 11:30, Cineplexx në Prishtinë dhe Prizren do të sjellë aktivitete si maskotat e Minions, facepainting, lojëra të ndryshme dhe shumë shpërblime për fëmije.

Ngjarja e këtij filmi është vendosur në fillim të viteve 1970, mes artit retro, muzikës disko dhe kostumeve shumëngjyrëshe, të gjitha klasike të njohura të asaj epoke. Gru është një fans 12-vjeçar i grupit “The Vicious 6”, një grup super-antagonistësh. Së bashku me ekipin e tij të sapogjetur të Minions, të udhëhequr nga Kevin, Stuart, Bob dhe të sapoardhurit, Otto, Gru harton një skemë për t’u bërë një antagonist i njohur.

Pra, bëhuni gati për t’u bashkuar me Kevin, Stuart, Bob dhe Otto, së bashku me të riun Gru, në një mision shumëngjyrësh dhe të çmendur. Aktori mbrapa zërit të Gru vazhdon të jëtë Steve Carell.

Shpërblimet të cilat do të dhurohen gjatë vikendit në kinemanë në Prishtinë janë:

6x Gift Cards në vlerë prej 30€ nga Blukids Kosova

3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Lindex Kosova

3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga name it

3x Lodra nga eurekakidskosovo

6x Gift Cards në vlerë prej 10€ nga Playland Kosova

Dhurata nga Kosmonte Foods 

https://www.instagram.com/p/CfZgJRAquvC/

Ndërsa në kinemanë në Prizren do të dhurohen:

3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga name it

3x Lodra nga eurekakidskosovo

6x Gift Cards në vlerë prej 10€ nga Playland Kosova

Dhurata nga Kosmonte Foods 

Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx Kosovo, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit apo direkt në kinema prej orës 15:00.

Artikull i sponsorizuar

Të ngjajshme