Tarantino i gatshëm të pensionohet

17 Prill, 2023 - 11:58 pm

Quentin Tarantino ka thënë që është i gatshëm që të tërhiqet përfundmisht nga bërja e filmave.

Regjisori i famshëm për klasikët si Pulp Fiction, Reservoir Dogs dhe Kill Bill, më 2009 kishte thënë që planifikonte të tërhiqej posa t’i mbushte 60 vjet.

Ai e kishte përsëritur këtë dëshirë më 2014, dhe në mars të këtij viti ai i rumbullakoi po aq vite jetë.

Ndërkaq, muajin e kaluar Tarantinoja njoftoi për titullin e filmit tëtij të rij, Kritiku i filmit, e që si duket do të jetë filmi i tij i fundit.

“Po, është pjesë e peizazhit. Tregimi ndodh në një botë ku ekziston Pauline Kaeli, dhe filmi aludon në të mirëpo nuk është për të”, ka thënë Tarantinoja për ara./KlanKosova/KultPlus.com

Të ngjajshme