Thaçi: Leze Qena na ka bërë të qeshemi e të qajmë, të duam artin e jetën me dekada të tëra

25 Mars, 2020 - 11:18 am

Në mëngjesin e ditës së sotme ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare aktorja e njohur për publikun shqiptar Leze Qena.

Ikja e saj ka pikëlluar të gjithë sepse Lezja ishte një aktore e rrallë e që qëndroi në skenë shumë gjatë.

Për vdekjen e saj ka reaguar menjëherë edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i cili shprehet i pikëlluar për këtë humbje.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e artistes së njohur Leze Qena, në këto ditë të pandemisë. Leze Qena na ka bërë të qeshemi, të qajmë, të duam teatrin e televizionin, të duam artin e jetën, me dekada të tëra. Lezja do t’i mungojë skenës, televizionit, tërë Kosovës. Ngushëllimet më të thella familjes dhe kolegëve të saj. HTH” / KultPlus.com

Të ngjajshme