‘The Blues Brothers’, shqiptarët që befasuan Amerikën

25 Janar, 2020 - 9:02 am

Më 24 janar, do të festonte ditëlindjen e 71-të. Por, aktori dhe këngëtari shqiptar me famë botërore, vdiq në moshën 33-vjeçare, në vitin 1982.

Ylli i kinemasë që u bë i famshëm me komedinë “The Blues Brothers”, fillimet e suksesit i njohu që me filmin e parë “Animal House”. Një nga paraqitjet e tij të fundit, ishte roli i tij në një serial humoristik “Police Squan”.

Belushi lindi në Chicago. Ishte djali i Agnes Belushi, shitëse, nga brezi i parë i shqiptaro-amerikanëve dhe Adam Belushi (lindur në 1919), një emigrant shqiptar që ishte punonjës në një restorant. Mbiemri i familjes gjatë emigracionit, ishte Bellios.

Vëllai i tij, aktori Jim Belushi, u rrit në kishën ortodokse shqiptare e më pas, jashtë në Wheaton, ku bëhet pjesë e skuadrës së futbollit. John aty ndjek dhe Universitetin e Winscosin-Whitewater dhe “Coolege of DuPage” afër Chicago-s.

Pjesë e botës së kinemasë, është edhe vëllai i tij i vogël, Jim Belushi. Ndërsa bashkëshorten, me të cilën qëndroi deri në vdekje, John e takon gjatë vitit të dytë në gjimnaz. Belushi njihet edhe si pionier i shfaqjes “Saturday Night Fever”, si edhe për interpretimin me komente dhe humor, mbi artikuj dhe shfaqje, apo filma artistikë.

Talenti për aktrimin iu vërejt qysh në moshën e fëmijërisë. Më 1970, ai luan së bashku me Dan Aykroyd, në bendin “The Blues Brothers”.

Në një rast, i vëllai, aktori i njohur Xhim Belushi, është shprehur se “Xhon Belushi ishte ndoshta, viktimë e suksesit të papërmbajtur të humorit të tij të shfrenuar”. Viktimë e një dukurie në botën e artit, që kritikët shpesh e cilësojnë si sindroma e suksesit të rrufeshëm, i shoqëruar nga një padurim i tmerrshëm që e bën një yll të nxitojë për të arritur në majën më të lartë, sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ndërsa në gjithë SHBA-në, bëhet i njohur me rolin e tij në emisionin televiziv “Saturday Night Live”, emision që njihej so trampolina për shumë aktorë që synojnë Hollywood-in.

Në mars të vitit 1982, John Belushi u gjet i vdekur në dhomën e tij, në Kaliforni. Mjekët e lidhën vdekjen e tij, me përdorimin e substancave të ndaluara.

Thuhet se atë natë, ai priti në shtëpi miqtë e tij, Robin Williams dhe Robert De Niro. Në prill të viti 2004, 22 vjet pas vdekjes së tij, John Belushi u nderua me një yll në Hollywood./konica.al/ KultPlus.com

Të ngjajshme