Tinejxherët e shpëtojnë botën në filmin “Rim of the World”

9 Maj, 2019 - 4:00 pm

Fëmijët që luftojnë kundër kërcënimit nga një botë tjetër në një mjedis rural. Krahasimi me serinë e popullarizuar të Netflixit, “Stranger Things” nuk mund të shmanget, por shpresojmë që filmi i ri fanta-shkencor, “Rim of the World”, megjithatë do ta sjellë një frymë të veten.

Trileri i parë, të cilin tani kemi mundësi ta shohim, na sjell përgjigjen në këtë pyetje.

Ngjarja e filmit na dërgon në kampin veror Rim of the World, në të cilin katër tinejxherë – Alex (Jack Gore), ZhenZhen (Miya Cech), Dariush (Benjamin Flores, Jr.) dhe Gabriel (Alessio Scalzotto) – e kuptojnë se para tyre qëndron një problem më i madh se lundrimi dhe ngjitja në litar kur ndodhen përpara një invadimi alienësh.

Katër fëmijët papritmas mbeten vetëm në kamp dhe papritmas e gjejnë çelësin që e mban sekretin për të ndaluar invadimin. Pa të rritur dhe pa elektronikë për t’i ndihmuar, është e qartë se çfarë duhet të bëjnë: t’i bashkojnë forcat, ta kapërcejnë frikën dhe ta shpëtojnë botën, shkruan KOHA Ditore

Regjinë e ka bërë McG, ndërsa skenarin e ka shkruar Zack Stentz. Se a do t’ia dalin fëmijët të kenë sukses në shpëtimin e botës këtë do ta mësojmë më 24 maj, kur filmi do të shfaqet në Netflix.

Të ngjajshme