“Toka Brenda Meje” shfaqë premierën në Tallin Black Nights të Estonisë

19 Nëntor, 2022 - 10:44 pm

Filmi i metrazhit të gjatë artistik “Toka Brenda Meje” me regji nga Fisnik Maxville, ka shfaqur premierën në festivalin e filmit Tallin Black Nights në Estoni, njërin prej festivaleve më të mëdha të filmit në Evropën Veriore, njëherit edhe festival i kategorisë “A”, i cili ka filluar më 11 nëntor 2022 dhe do të përmbyllet me datën 27.

Filmi përcjellë Remon i cili pas vitesh në mërgim kthehet nga Gjeneva në vendinlindjen e tij në Kosovë. Dashuria e tij e parë, Una, e thërret për ta informuar për vdekjen e afërt të patriarkut të familjes dhe zhvarrosjen e një varri masiv. Duke u kthyer në fshatin e tij pas një mungese dhjetë vjeçare, Remo do të duhet të përballet me të kaluarën dhe të tashmen e tij.

Filmi ka për producent Valon Bajgorën, Yll Ukën, Britta Rindelaub dhe Thomas Reichlin. Në rolet kryesore luajnë: Florist Bajgora, Luàna Bajrami, Armend Smajli, Luan Jaha, Arta Mucaj, Irena Aliu, Kumrije Hoxha, Meli Qena dhe Çun Lajçi.

“Toka Brenda Meje” është realizuar me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Federal Office for Culture, Cinéforom, Loterie romande, Media Desk Suisse, Suissimage dhe FOCAL, në bashkprodhim me RTS Radio Télévision Suisse. /KultPlus.com

Të ngjajshme