Tom Hanks nuk do të prezantojë filmin ‘The Post’ për Donald Trump

22 Dhjetor, 2017 - 2:44 pm

Duket sikur Donald Trump nuk do të ketë një shfaqje ekskluzive të “The Post”. Në një bisedë me The Hollywood Reporter, ylli Tom Hanks tha se ai “ndoshta” nuk do të shfaqë filmin – i cili fokusohet në rrëfimet e vërteta të The New York Times dhe Washington Post-it duke punuar së bashku për të botuar dokumentet e Pentagonit, për Presidentin, përcjellë KultPlus.

“Unë nuk mendoj se do të mundem,” ka thënë ai. Hanks, i cili që nga fillimi është shprehur hapur kundër sjelljeve të Trump-it, vazhdoi duke thënë se që nga hyrja në politikë e Donald Trump, ai ka bërë shumë komente të çmendura.

Duke pasur parasysh këtë fakt, aktori shpjegoi se ndihet se është më mirë të distancohet nga Trump, duke e quajtur këtë si një mënyrë për të “votuar” përpara kohës së zgjedhjeve. “Dhe individualisht ne duhet të vendosim kur duhet të marrim masa. Nuk është domosdoshmërish e nevojshme të merrni masa menjëherë, por duhet të filloni t’i peshoni gjërat. Dhe ju e dini se çfarë? Unë mendoj se tani është koha “, ka thënë aktori Tom.

Hanks vazhdoi: “Ky është vendi i duhur, në disa mënyra, zgjedhjet tona personale duhet të pasqyrojnë mendimet tona. Ne duhet të fillojmë të votojmë para se të vijnë zgjedhjet elektorale. Prandaj ndoshta do të votoja për të mos shkuar “, kështu është shprehur aktori Hanks, i cili shpesh ka thumbuar drejt presidentit Trump./ KultPlus.com

Të ngjajshme