U mbajt ceremonia përmbyllëse e Festivalit “Art without Limit”

4 Dhjetor, 2023 - 3:31 pm

Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Art without Limit”, i mbështetur nga Ministria e Kulturës, mbrëmë shënoi përmbylljen e edicionit të katërt. Gjatë 3 ditëve të Festivalit u shfaqën filma të jashtëzakonshëm që theksojnë sfidat me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara dhe gjithashtu tregojnë qëndrueshmërinë, arritjet dhe kontributet pozitive të tyre për shoqërinë tonë.

Festivali këtë vit pranoi rreth 1000 aplikime nga regjisorë dhe producentë nga e gjithë bota duke përfshirë dokumentarë të shkurtër, dramë-fiction dhe animacion, teksa ceremonia e çmimeve u mbajt mbrëmë, pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.

Të pranishëm në festival ishin Kryeministri Albin Kurti, ministri Hajrulla Çeku, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, artistë, aktivistë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe artdashës. / KultPlus.com

Të ngjajshme