Vdes aktorja Barbara Shelley në moshën 88-vjeçare

5 Janar, 2021 - 12:28 pm

Aktorja Barbara Shelley ka vdekur në moshën 88-vjeçare.

Legjenda e ekranit shquhej si ylli i parë i filmave horror të viteve ’50 dhe ’60, dhe kishte luajtur në projekte të njohura kinematografike, si “Dracula: Prince of Darkness”, “The Gorgon”, “Rasputin: The Mad Monk” dhe “Quatermass and the Pit”.

Vdekja e aktores është pritur me shumë trishtim nga adhuruesit e këtij zhanri.

Agjenti i Shelleyt, Thomas Bowington, e ka konfirmuar lajmin e vdekjes së aktores duke treguar se së fundmi ajo ishte prekur nga koronavirusi në spital. Edhe pse e kishte tejkaluar këtë virus që u ka marrë jetën 1.8 milionë njerëzve anembanë botës, Barbara vdiq si pasojë e disa çështjeve tjera shëndetësore.

Barbara Shelley po ashtu ka luajtur në një episode të “Doctor Who”, krahas aktorit Peter Davison. / KultPlus.com

Të ngjajshme