Vdes aktorja e ‘Game of Thrones’, Diana Rigg

10 Shtator, 2020 - 5:57 pm

Ka vdekur në moshën 82 vjeçare aktorja Dame Diana Rigg, e cila ishte pjesë e serive të famshme “Game of Thrones” dhe “The Avengers”, raporton BBC, transmeton KultPlus.

Te “Game of Thrones” ajo kishte luajtur rolin e Olenna Tyrell, derisa te “The Avengers” rolin e Emma Peel.

“Ajo vdiq sot në mënyrë paqësore. Ishte në shtëpi me familjen e saj, që ka kërkuar privatësi në këtë kohë të vështirë”, ka thënë agjenti i saj.

Më 1990 ajo kishte fituar çmimin aktorja më e mirë në Bafta TV për rolin e saj në “Mother Love”. E gjithashtu kishte fituar një çmim special Bafta në vitin 200 për “The Avengers”, të cilin e ndante me yjet e tjerë Honor Blackman, Joanna Lumley dhe Linda Thorson.

Dame Diana gjithashtu ishte e nominuar nëntë herë për çmimet Emmy, derisa e kishte fituar atë për rolin e saj Znj. Danvers në “Rebecca” më 1997. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme