Vdes aktorja që ka luajtur rolin e të dashurës së 007

9 Prill, 2019 - 4:00 pm

Aktorja Nadja Regin, e cila ishte shfaqur në dy filma të James Bond-it ka ndërruar jetë  në moshën 87-vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e filmave 007 në Twitter, e cila është shprehur: “Mendimet tona janë me ato të familjes dhe miqve në këtë kohë të veshtirë.”  

Në vitin 1963 aktorja ishte rekrutuar për të luajtur rolin e të dashurës së stacionit te bosit MI6, Alim Kerim Bey ne filmin me titull ‘From Russia with love.’ Regin kishte filluar të aktronte në shtëpi dhe në Gjermani përpara se të zhvendosej në Mbretërinë e Bashkuar, në mes të viteve 1950-ta. Ajo ka marrë pjesë në disa filma britanikë përpara se të merrte rolin në filmin ‘From Russia with love’.

Në vitet ’70 Regin ka punuar për kompani si Rank Film dhe producentët e filmave horror, Hammer, duke përzgjedhur tekste filmash për produksion.

Ajo së fundmi ka publikouar novelën e saj ‘The victims and the fools’ (në shqip: ‘Viktimat dhe budallenjtë’) me emrin e saj te plotë Nadja Poderegin. Libri përshkruan romancën midis një poeti idealizues dhe një kërcimtareje të bukur gjatë Luftës së Dytë Botërore, raporton oranews. / KultPlus.com

Të ngjajshme