Vdes Mira Furlan, aktorja e famshme kroate që humbi shumë për hir të dashurisë

22 Janar, 2021 - 4:25 pm

Ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare aktorja e famshme kroate, Mira Furlan. Mira njihej si një nga femrat më të bukura në ish-Jugosllavi.

Në vitin 1986 ajo filloi një lidhje me regjisorin serb, Goran Gajiq. Për shkak të dashurisë dhe situatës politike në atë kohë, ajo ishte quajtur edhe tradhtare. Për këtë madje shpesh vizitonte psikologun, transmeton KultPlus.

Ajo u pushua nga puna nga Teatri Kombëtar Kroat. Pas kësaj, Mira u shpërngul në Beograd. Më pas, Mira e Dragani u detyruan të merrin rrugë për në SHBA ku filluan një jetë të re.

Kur arritën në Shtetet e Bashkuara, ata punuan shumë për të mbijetuar. Gorani punoi si furnitor e asistent instalimi, ndërsa Mira si kamariere e shitëse.

Mira arriti të gjente veten më pas edhe në profesionin e saj në SHBA, ndërsa u pranua si mësimdhënëse edhe në Akademinë e Filmit në, Los Angelos./ KultPlus.com

Të ngjajshme