Vdes në moshën 104-vjeçare e mbijetuara e fundit e ‘Epokës së Artë’ të Hollywoodit

26 Korrik, 2020 - 7:21 pm

Ka vdekur në moshën 104-vjeçare në Paris, aktorja Olivia de Havilland, e cila ishte e mbijetuara e fundit e “Epokës së Artë” të Hollywoodit, shkruan BBC, transmeton KultPlus.

Roli i saj më i famshëm ishte i virtuozes Melanie në epiken “Gone with the Wind”.

Marrëdhënia e saj me motrën, aktoren Joan Fontaine, ishte burim i vazhdueshëm i spekulimeve nëpër mediume.

Olivia Mary de Havilland lindi në Tokio më 1 korrik të vitit 1916, fëmijë i juristit britanik Walter dhe aktores Lilian.

Motra e saj Joan lindi në vitin 1917. Të dy vajzat vuanin nga problemet bronkiale dhe nëna e saj shpërnguli familjen në Kaliforni në vitin 1919, në kërkim për një klimë më të përshtatshme.

Babai Walter së shpejti i braktisi dhe u kthye në Tokio duke u martuar me një mirëmbajtëse japoneze.

Olivia de Havilland në Kalforni u fut në aktrim dhe ajo gjatë jetës fitoi dy herë Oscarin. Në vitin 1946 për rolin e saj në filmin “To Each His Own” dhe në vitin 1949 për rolin në filmin “The Heiress”. / KultPlus.com

Të ngjajshme