Vdes në moshën 75-vjeçare dramaturgu Christopher Durang

3 Prill, 2024 - 10:20 pm

Ka vdekur në moshën 75-vjeçare dramaturgu Christopher Durang, mjeshtër i satirës dhe komedisë së zezë, i cili fitoi çmimin Tony për “Vanya dhe Sonia dhe Masha dhe Spike” dhe ishte finalist i çmimit Pulitzer me “Miss Witherspoon”.

Durang vdiq të martën në shtëpinë e tij në Pipersville, Pensilvani, nga komplikimet nga afazia primare progresive logopenike, tha agjenti i tij Patrick Herold.

Në vitin 2022 u zbulua se Durang ishte diagnostikuar në vitin 2016 me këtë çrregullim, një formë e rrallë e sëmundjes së Alzheimerit.

“Unë jam një nga ata njerëz që qesh me gjëra jo qesharake”, i tha Durang turmës në një konferencë të Shoqatës së Dramatistëve më 2013. “Nëse shikon të rriturit rreth teje të bëjnë të njëjtin gabim 20 herë radhazi, në një moment të caktuar ti dëshiron të hidhesh nga dritarja ose qeshësh. Unë kam qenë një nga ata që kam qeshur”.

Dramaturgu pati pa dyshim momentin e tij më të ndritshëm të karrierës me “Vanya dhe Sonia dhe Masha dhe Spike”, një shfaqje e ëmbël dhe e mprehtë e frymëzuar nga “Uncle Vanya” dhe “Tree Sisters” të Anton Chekhov me një oreks të madh të kulturës pop që arriti në Broadway me protagonist David Hyde Pierce, Sigourney Weaver dhe Kristine Nielsen.

Të ngjajshme