Vdes papritur aktorja e njohur

15 Korrik, 2019 - 9:49 am

Ylli i serive të shumta si “Grey’s Anatomy”, “Star Trek”, “Everwood” dhe “CSI: Miami”, Stephanie Niznik, befas ka vdekur në moshën 52 vjeçe.

Aktorja ka vdekur në shtëpinë e saj në Kaliforni më 23 qershor, por vetëm tani është publikuar ky lajm në medie. Arsyeja e vdekjes së saj tani për tani është e panjohur.

Famën më të madhe ia ka sjellë roli i Nina Feeney në serinë “Everwood”. Ajo ka luajtur në katër sezonet e kësaj serie. Mirëpo edhe në rolet tjera në të cilat ajo është paraqitur ka regjistruar sukses të madh.

Ajo ka lindur në shtetin Maine dhe që nga fillimi kishte dashur të merret me mjekësi, më saktësisht me gjenetikën, mirëpo ajo në fund kishte diplomuar në gjuhën ruse dhe në aktrim në universitetin “Duke”, ndërsa magjistraturën e kishte përfunduar në “California Institute of Arts”.

Pas kësaj ajo kishte filluar aktivisht të merret me aktrim. Ajo nuk kishte fëmijë. / KultPlus.com

Të ngjajshme