31 Maj, 2025 - 5:00 pm
Vdes në moshën 71-vjeçare aktorja Valerie Mahaffey
Ajo ndërroi jetë të premten në Los Angeles të ShBA-së pas një beteje me kancerin, ka konfirmuar The Hollywood Reporter, transmeton Klan Kosova.
Valerie ishte e njohur për interpretimin e personazheve ekscentrikë gjatë karrierës së saj pesëdekadëshe. Në vitin 1992, ajo fitoi çmimin Emmy për interpretimin e personazhit Eve në Northern Exposure nga viti 1991 deri në vitin 1994. Ajo ishte gjithashtu e njohur për interpretimin e Alma Hodge në serialin Desperate Housewives nga viti 2006 deri në vitin 2007, dhe kishte një rol të përsëritur të mësueses Victoria MacElroy në projektin televiziv Young Sheldon nga viti 2017 deri në vitin 2020.