Vdes ylli i filmit ‘X-Men’, Adan Canto

10 Janar, 2024 - 3:00 pm

Aktori Adan Canto, i cili ishte i njohur për shfaqjet televizive amerikane si “Designated Survivor” dhe filma duke përfshirë këtu filmin e njohur X-Men: Days of Future Past, ka vdekur në moshën 42-vjeçare.

Ylli meksikan kishte vuajtur nga kanceri i apendiksit, tha publicisti i tij.

Canto ishte këshilltari i sigurisë kombëtare në “Designated Survivor” së bashku me Kiefer Sutherland, i cili e nderoi aktorin si “një shpirt kaq i mrekullueshëm”, hskruan BBC.

Kolegët e Cantos përmes rrjeteve sociale shprehën dhimbjen pasi morën lajmin për vdekjen e tij.

“Nuk i kam fjalët për ta përshkruar dhimbjen… por shoku im i dashur Adan sapo mori krahët e tij. Përgjithmonë, përgjithmonë në zemrën time”, ka shkruar aktorja Halle Berry. / KultPlus.com

Të ngjajshme