Vdiq John Witherspoon

30 Tetor, 2019 - 10:09 am

John Witherspoon vdiq në moshën 77 vjeçare.

Aktori dhe komediani ishte më i njohur për punën e tij në filmin “Friday”, transmeton Klan Kosova.

John gjithashtu luajti në “The Wayan Brothers”, “The Tracy Morgan Show” dhe serinë e animuar “The Boondocks”.

“Me pikëllim të thellë mund të konfirmojnë se burri dhe babai ynë i dashur, John Witherspoon, një nga personat më të zellshëm, vdiq në shtëpinë e tij në moshën 77 vjeçare”, tha familja e tij në një deklaratë. / KultPlus.com

Të ngjajshme