займ на карту онлайн потребительский кредит

“Viennale” prezantohet me filmin shqiptar

Shtator 19, 2019 - 11:30 pm

Posteri i retrospektivës në kuadër të 80-vjetorit të luftës II Botërore, është një surprizë. Kinemaja shqiptare e para viteve ’90-të, do tw përfaqësohet me filmin shqiptar “Nusja edhe shtetrrethimi”, do të shfaqet në “Viennale” të Austrisë , ndërsa një nga imazhet e këtij filmi, është përzgjedhur si poster i këtij aktiviteti.

Një nga imazhet e rralla, që ruhen në Arkivin Qendror të Filmit për prodhimin kinematografik, të realizuar para dyzet vitesh, “Nusja edhe shtetrrethimi” me skenar nga Helena Kadaresë dhe regji nga Kristaq Mitro dhe Ibrahim Muçaj, do të shfaqet në “Viennale” të Austrisë. Drejtoresha e Arkivit Qendror të Filmit, Iris Elezi, rrëfen për “ReportTV”, se ky film është përzgjedhur për të qenë pjesë e programit të filmave evropianë, që trajtojnë luftën II Botërore.

“Pas 41 vjetësh, na lumturon fakti se, “Nusja edhe shtetrrethimi” do të shfaqet në Viennale – një nga ngjarjet më të rëndësishme botërore për kulturën. Me rastin e 80-vjetorit të Luftës II Botërore, jo vetëm do të shfaqet filmi, rast me të cilin janë të ftuar skenaristja Helena Kadare edhe regjisori Kristaq Mitro, por ishte pikërisht një nga imazhet që ruhen në ërkivin e të këtij filmi, që u bë posteri kryesor i kësaj retrospektive ndëreuropiane, më të madhes që është bërë ndonjëherë. Nga tetori deri në dhjetor do të shfaqen filmat më të mirë, mes tyre edhe “Nusja edhe shtetrrethimi”, shprehet drejtoresha e AQF-së, Elezi.

Sipas Elezit, që e konsideron arritje prezantimin e kinemasë shqiptare të para viteve ’90-të në konkurse ndërkombëtare, ata që nuk e vlerësojnë sot filmin shqiptar, nuk e njohin atë si duhet.

Të gjithë ata që nuk e studiojnë, nga maja e thanës e kanë shumë kollaj të flasin për diçka që nuk e kanë parë nga afër. Vetëm kur ulesh edhe e shikon filmin tri here, mund të japësh një mendim kritik. Në formën sesi është shfaqur filmi shqiptar në këto vite tranzicion, me atë cilësi të dobët, kohë edhe pa kohë, pa u vendosur asnjëherë në një kornizim historiko-social-politik. Është shumë kollaj, sidomos nga mendjelehtët e këtij kombi, që të hedhësh poshtë punën që ka bërë Kinostudio “Shqipëria e re”, pavarësisht vështirësive teknologjike që ata kanë hasur”, tha Iris Elezi.

Para tre vitesh, Elezi titronte “Nusja edhe shtetrrethimi”, nuk ishte në këtë përgjegjësi që ka sot. Por, sërish, ajo mendon se: “Shumë pak që jetojnë nën qiellin shqiptar e njohin filmin shqiptar siç duhet. Janë ulur edhe janë rritur me të. Kur e titron një film, ti zbërthen të gjitha zgjedhjet që janë bërë me të. “Nusja edhe shtetrrethimi” është një nga filmat që ne kemi shtyrë më shumë, sepse dyshja Mitro edhe Muçaj, në dy filmat që kanë bërë, “Nusja edhe shtetrrethimi” edhe “Dimri i madh”, ia kanë dalë që të tregojnë dhimbjen e një populli, pa u futur shumë në propagandë. Edhe njëherë e nënvizoj, tanët nuk e njohin filmin shqiptar. Sikundër çdo gjë tjetër sipërfaqësore në kulturën tonë i hedhin fjalët kollaj. Por unë e di shumë mirë, që vetëm këtë vit mbi 5 000 mijë shpirtra të huaj kanë parë retrospektivat tona në Vjenë, Linz dhe Romë. Kur të vijnë 5 000 shpirtra shqiptarë, që ta ndjekin filmin, atëherë do të isha gati që t’i dëgjoja ata”, – shton më tej Elezi.

Regjisorja ndalet edhe tek disa nga prioritetet e këtij sezoni, si drejtuese e Arkivit të Filmit

Që në datë katër shtator, prezantuam në Arkivin Qendror të Filmit dy aktivitete të mëdha, prezantuam dy premiera shqiptare, të një filmi të animuar edhe të një filmi të shkurtër, me regji nga Petrit Ruka. Ndërkohë në Mantova të Italisë, në Festivalin e Letërsisë, AQF ka qenë pjesë e grupit të punës dhe disa nga dokumentarët tanë më të rëndësishëm i prezantuam për të gjithë spektatorët italianë edhe shqiptarë. Sakaq, këtë javë, festivali ”Cinema” i Ulqinit, do të mbyllet me filmin e restauruar të Arkivit, “Dorëzimi i Shkodrës”. Fundi i këtij muaji, sjell retrospektivën e regjisores austriake Ruth Beckermann, që konsiderohet sot, një nga regjisoret më të rëndësishme të dokumentarit. Ndërsa, me Universitetin e Arteve edhe Muzeun Kombëtar, do të nënshkruajmë një marrëveshje bashkëpunimi”, – vijon më tej Elezi.

Filmi “Nusja edhe shtetrrethimi” do të prezantohet më 2 nëntor në Austri. Në këtë film, artistët në role janë: Rajmonda Bulku – Shpresa, Llazi Serbo – kapiten Edgar, Thimi Filipi – xhaxha Jani karrocieri, Sotiraq Bratko – Petriti, Kastriot Çaushi – Fatmiri, Gjergj Lala – Gjergji, Marta Burda – bashkëshortja e xhaxha Janit, për të vijuar edhe me aktoret Behije Çela, Pavlina Mani, Zyliha Miloti e Vitore Nino. Muzika e filmit mban autorësinë e Kujtim Laros, ndërsa piktor është Azis Karalliu. /KultPlus.com

Të ngjajshme