“Vivo” titullohet filmi i animuar i jashtëzakonshëm i Netflixit

2 Gusht, 2021 - 6:30 pm

Një majmun dhe një vajzë mund të duken një kombinim i pakapshëm, por majmuni i quajtur Vivo dhe tinejxherja Gabi, e vërtetojnë se janë një dyshe e jashtëzakonshme dhe asgjë nuk mund t’i pengojë ata, në përfundimin e misionit të tyre.

Nga platforma më e madhe digjitale, Netflix, vjen filmi i ri i animuar me titull “Vivo”, i cili flet për dashuritë e humbura dhe shoqëritë e reja.

Vivo, një majmun unik dhe i talentuar për muzikë, i kalon ditët me pronarin e tij të dashur, Andrés, duke performuar dhe argëtuar turmën e njerëzve në shesh. Derisa kjo dyshe është shumë ndryshe një njëri-tjetri dhe nuk e flasin të njëjtën gjuhë, Vivo dhe Andrés, komunikojnë dhe e shprehin dashurinë përmes magjisë së muzikës. Sidoqoftë, jo gjithçka është e përkryer, derisa Andrés e pranon një letër nga artistja e famshme, Marta Sandoval, e cila e fton atë në shoun e saj të fundit me shpresën e ribashkimit dhe rikthimit të kujtimeve të kaluara. Duke qenë se Marta jeton shumë larg, Vivo detyrohet t’ia dërgojë asaj një letër nga Andrési, por ai nuk mund ta bëjë këtë i vetëm. Majmuni i talentuar ndihmohet në këtë mision nga Gabi, një vajzë kjo e cila është tejet energjike dhe nuk brengoset për mendimin e askujt. Së bashku, ata marrin rrugën e mbushur plot Aventura, për ta përmbushur misionin e dërgimit të letrës nga Andresi tek Marta. Derisa ky udhëtim është i rrezikshëm dhe i frikshëm, Vivo dhe Gabi, janë të vendosur të mos lejojnë askënd dhe asgjë që t’i pengojë ata.

Regjinë e këtij filmi të animuar e ka bërë regjisori i nominuar për “Oscar”, Kirk DeMicco, kurse zërat për personazhet e tij i kanë huazuar emra të njohur të hollywoodit, si Lin-Manuel Miranda, Ynairaly Simo, Juan de Marcos, Gloria Estefan.

“Vivo” u lansua nëpër kinema më 30 korrik ndërsa fillon së transmetuari në Netflix nga 6 gushti. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme