“White noise” do të hapë Festivalin e Filmit të Venecias

27 Korrik, 2022 - 11:59 pm

Do të jetë “White noise”, i shkruar dhe me regji të Noah Baumbach, me aktorët Adam Driver, Greta Gerwig, Don Cheadle, Raffey Cassidy, Sam Nivola, May Nivola, Jodie Turner-Smith, André L. Benjamin dhe Lars Edinger, filmi i hapjes së Festivalit të 79 të Filmit të Venecias, që hap siparin më 31 gusht.

Ky film përbën edhe një rikthim të Noah Baumbach, pasi ka paraqitur në 2019 filmin “Marriage Story”.

Për regjisorin Alberto Barbera ”ia vlente të pritej kaq gjatë”.

Baumbach ka krijuar një vepër origjinale, ambicioze dhe imponuese, sipas kritikëve.

Ndërkohë, Italia do të konkurrojë me pesë filma, të përzgjedhur nga drejtori artistik, Alberto Barbera dhe presidenti, Roberto Cicutto.

Ata janë: ”Il signore delle formiche” i Gianni Amelios, me Luigi Lo Cascio, Elio Germano dhe Sara Serraiocco, ”Bone and all” i Luca Guadagnino, me Timothée Chalamet, ”Chiara” i Susanna Nicchiarelli, me Margherita Mazzucco, ”Monica” i Andrea Pallaoro dhe ”Immensity” i Emanuele Crialese, me Penelope Cruz. / KultPlus.com

Të ngjajshme