Will Smith dhe Martin Lawrence janë “Djelmoshat e këqij përgjithmonë”

7 Shtator, 2019 - 8:00 pm

Djelmoshat e këqij Mike Lowrey (Will Smith) dhe Marcus Brunett (Martin Lawrence) janë rikthyer sërish së bashku në aventurën e fundit në filmin e shumëpritur “Bad Boys for Life”, ndërsa tani e kemi trailerin e parë zyrtar.

Djemtë e këqij janë rikthyer, ata nuk mund të ndalen nga askush dhe do të jenë përgjithmonë djelmosha të këqij – kjo është ajo që e zbuluam nga traileri dhe kjo është e gjitha që e dimë për filmin.

Lowrey vazhdon të ngasë automobila të shtrenjtë, Marcus është akoma njeri më familjar, ndërsa kapitenin Howard akoma e çmendin këta të dy dhe sjelljet e tyre – në fakt asgjë nuk ka ndryshuar që nga viti 2003 kur doli Bad Boys 2.

Regjinë e këtij filmi e bëjnë Adil El Arbi dhe Bilall Fallas, sipas skenarit të Joe Carnahan dhe Chris Bremner sipas tregimit për të cilin u ka ndihmuar Peter Craig.

Ekipi i aktorëve udhëhiqet nga Smith dhe Lawrence, ndërsa përfshihen edhe Vanessa Hudgens, Alexander Ludwig, Charles Melton, Paola Nunez, Kate Del Castillo, Nicky Jam dhe Joe Pantoliano. Bad Boys for Life pritet në kinema në janar të vitit 2020. /KultPlus.com

Të ngjajshme