Winslet: Mos i mbuloni fytyrat me filtera, vlejmë edhe me defektet tona

4 Qershor, 2021 - 1:58 pm

Më është dashur të punoj shumë që të mos kërkoj falje për atë që jam dhe të pranoj të metat e mia, deklaroi Kate Winslet në pranimin e rolit të ambasadores së kompanisë ”L’Oréal Paris”, transmeton KultPlus.

“Duhet guxim dhe forcë për të besuar në atë që ne vlejmë”, shtoi ajo.

“Ndonjëherë mund të mendojmë se nuk vlejmë asgjë… të gjithë kemi momente si këto,  por është ajo që na bën njerëzorë. Por, sa më shumë që t’i përsërisim këto fjalë dhe të besojmë në gjithçka që jemi në të vërtetë, pavarësisht se si e perceptojmë veten , atëherë, me kohën dhe duke besuar në veten tonë, ne do ta bindim atë se kemi vlera’’, shtoi ajo.

Kate Winslet, një nga aktoret më të mëdha, e cila shpërtheu me ”Titanic” dhe që prej asaj kohe është kërkuar në dhjetëra filma, ka qenë një ikonë e rëndësisë së vetëvlerësimit dhe një aktiviste për ndryshimin për vite me radhë.

“Asnjëherë mos dyshoni në veten tuaj, ne jemi të gjitha me vlerë’’, shtoi ajo.

”Fytyrat janë të bukura, fytyrat ndryshojnë, lëvizin, janë fytyra të bukura, por ne kemi ndaluar së mësuari t’i duam ato fytyra, sepse vazhdojmë t’i mbulojmë me filtra për shkak të medieve sociale”, shtoi ajo. / KultPlus.com

Të ngjajshme