Ylli i “Game of Thrones” nominon vetveten për një çmim të Emmy Awards

19 Korrik, 2019 - 2:30 pm

Gwendoline Christie, ylli i serialit të famshëm “Game of Thrones”, ka nominuar vetveten për një çmim Emmy pasi këtë gjë nuk e ka bërë HBO.

Aktorja, e cila u paraqit në këtë seri të njohur si Ser Brienne, u emërua në kategorinë për aktoren më të mirë mbështetëse në serie.

HBO konfirmoi se të nominuar janë Lena Headey, Maisie Williams dhe Sophie Turner. Aktori Alfie Allen dhe Carice van Houten gjithashtu kanë nominuar vetveten.

“Nuk mund ta besoj, faleminderit univers”, shkroi Christie në llogarinë personale në Instagram me rastin e nominimit të vetvetes.

Seriali është nominuar në 32 raste për çmimin prestigjioz Emmy, i cili është numri më i madh i nominimeve për një seri në një vit.

“The Hollywood Reporter” shkruan se Christie, Allen dhe Van Houte duhej të paguanin 225 dollarë për ta nominuar vetveten, gjë që është një praktikë e pazakontë për aktorët. /Telegrafi/ KultPlus.com

Të ngjajshme