Bëhet virale fotoja e ushtarit amerikan i cili kujdeset për foshnjën afgane

23 Gusht, 2021 - 11:57 am

Fotoja e një ushtari amerikan duke mbajtur në krahë një foshnjë afgane është bërë virale në të gjithë botën.

Kjo pamje prekëse tregon se ka akoma copëza humanizmi në situatën e krijuar në Afganistan, e sidomos në aeroportin e Kabulit, ku mijëra afganë e shtetas të tjerë presin prej ditësh që të largohen drejt një vendi tjetër.

Marinsi amerikan e ka mbështetur fëmijën në shpatullën e tij të majtë në mënyrë që ta qetësonte nga gjithë ai kaos i krijuar në aeroport, raporton TCH.

Ai gjithashtu mban një bidon ujë në  dorë, ndërsa fëmija duket se gjeti pak qetësi nën mbrojtjen e ushtarit.

Britania do të rrisë evakuimin masiv të qytetarëve britanikë dhe afganë nga Afganistani duke planifikuar largimin e 6,000 njerëzve këtë javë./KultPlus.com

Të ngjajshme