Foto e re e mbretëreshës Elisabetta me tre trashëgimtarët e fronit mbretëror britanik

4 Janar, 2020 - 4:26 pm

Mbretëresha Elisabetta e rrethuar nga tre trashëgimtarët e fronit mbretëror britanik, Charles, William dhe George.

Është kjo fotoja e re e publikuar nga Buckingham Palace me rastin e fillimit të dekadës së re. Fotoja është bërë më 18 dhjetor nga Renald Mackechnie që është edhe autori i fotos së vetme të katërshes mbretërore së bashku, e publikuar në 2016 për ditëlindjen e mbretëreshës Elisabetta.

Në foto sovrania është veshur me një fustan të bardhë ku duket një spilë blu dhe me një çantë që nuk mungon kurrë në dorën e saj, princi i Galles është vendosur prapa saj, i veshur me një kostum blu të hapur dhe kravatë të kaltër.

Ai ka vendosur dorën e tij mbi supin e trashëgimtarit më të ri, George. William në të djathtë të mbretëreshës që buzëqesh me një kostum të errët. /KultPlus.com


Të ngjajshme