займ на карту онлайн потребительский кредит

Jeta sërish po mbizotëron në Australi (FOTO)

18 Janar, 2020 - 3:28 pm

Midis zjarreve vdekjeprurëse australiane janë heronjtë që po hidhen për të shpëtuar jetë.

Zjarrfikësit po punojnë përreth orës, veterinerët po nxitojnë të kurojnë kafshët e djegura dhe madje edhe njerëzit e thjeshtë po bëjnë gjithçka që munden për të ndihmuar njëri-tjetrin të kalojnë nga fatkeqësia e zjarrit më të keq në histori.

Të gjitha këta janë bashkuar dhe po e ndihmojnë Australinë të shërohet, pak nga pak njofton Klan Kosova.

Veprim i vogël ka rëndësi dhe përpjekja e botës për të shpëtuar Australinë tashmë po tregon rezultate.

Shikoni një përmbledhje fotografish më poshtë. / KultPlus.com

Filizi nga një pemë e djegur në Australi

Një vullnetare duke ndihmuar kafshët

Jeta e egër ka zëra sërish

Koalët e shpëtuar pas trajtimit, të gatshëm për t’u transferuar në një shtëpi të re

Jeta mbizotëron

Njerëzit në të gjithë globin janë duke bërë dorashka dhe çorape për kafshët e prekura nga zjarret

Të famshmit dhanë ndihmën e tyre

Zjarrfikësit po mbrojnë kafshët nga zjarret duke i fshehur në helmetat e tyre

Mijëra njerëz mund të kenë humbur shtëpitë e tyre, por ata nuk janë vetëm

Qetësia pas një tragjedie të pamasë

Të ngjajshme