Mbrëmje bamirësie në Cyrih për nënat e fëmijët në Kosovë

7 Maj, 2019 - 6:34 pm

Fondacioni nga Kosova ‘Action for Mothers and Children’, që vepron në qytetin e Cyrihut, ka dhënë detajet e fundit për mbrëmjen e bamirësisë ‘Shpëto Jetë’, e cila do të mbahet të premtën, më 10 maj, në Hotelin “Marriott” të Cyrihut, transmeton albinfo.ch.

Organizatorët njoftojnë së këtë vit, mbrëmja do të ketë një pikë artistike nga sopranoja, Learta Jakupi, ndërsa përgjatë mbrëmjes do të performojë edhe bendi nga Prishtina ‘String String’.

“Qëllimi kryesor mbetet ngritja e fondeve për nënat dhe fëmijët në Kosovë, rrjetëzimi dhe shkëmbimi i njohurive dhe ekspertizave për një punë sa më të mirë”, thuhet në njoftim.

Shitjet e biletave do të shkojnë për furnizimin me pajisje mjekësore dhe medikamente, zhvillimin e sistemit të transportit neonatal dhe zgjerimin e Qendrave Informuese për Shëndetin e Gruas ‘Klasat për Nëna’ në Kosovë./KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme