Mit’hat Frashëri u emocionua shumë gjatë vizitës së shkollave për vajza të aleancës izraelite

29 Qershor, 2019 - 3:00 pm

Nga Aurenc Bebja, Francë – 29 Qershor 2019

“Journal de Salonique” ka botuar, të hënën e 4 shkurtit 1907, në ballinë , një shkrim në lidhje me vizitën e Mit’hat Frashërit në shkollat për vajza të Aleancës Izraelite, të cilin, Aurenc Bebja, e ka sjellë për publikun shqiptar.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

I nderuari Mit’hat Bej, drejtor i Çështjeve Politike të vilajetit tonë, i shoqëruar nga z. Eduard Abravanel (Pronar – Farmacist i njohur), vizitoi të enjten shkollat e vajzave të Aleancës Izraelite dhe Sallën e Azilit.

Vizitorët gjithashtu morën pjesë në drekën që Aleanca u mundëson nxënësve të varfër.

Mit’hat Bej uroi ngrohtësisht drejtoreshat dhe mësimdhënësit e Shkollave të vajzave. Ai na siguroi se mori përshtypjen më të mirë të këtyre shkollave që po përparojnë në mënyrë të shkëlqyeshme.

Shikimi i nxënësve të varfër që po drekonin në tryezën e shkollës e bënë atë të ndihej shumë i emocionuar. /KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme