​“Vrapo Babadimër” do t’i ndihmojë 350 familje

13 Dhjetor, 2020 - 1:27 pm

Për të pestin vit më radhë në Kosovë është mbajtur mini-maratona humanitare “Vrapo Babadimër”, e cila për shkak të pandemisë Covid-19, këtë vit e ka gjetur më ndryshe.

Organizatori Jusuf Islami ka thënë se qëllim kryesor është që t’iu dilet në ndihmë familjeve në nevojë, ku . Ai tha se qindra ndihma do të shkojnë në ndihmë të tyre.

Islami: Këtë vit po arrijmë t’i ndihmojmë 350 familje.

“Është edicioni i pestë që e zhvillojmë me “Vrapo Babadimër”, që qëllim kryesorë e ka t’iu dalim në ndihmë familjeve në nevojë. Këtë vit që është pandemia, nëse e krahasojmë me vitin e kaluar, vitin e kaluar kemi ndihmuar 700 familje, këtë vit po arrijmë t’i ndihmojmë 350 familje”, ka thënë Islami.

Ndërsa thotë se pjesëmarrja është e vogël, por prapë është duke u realizuar qëllimi që këto familje të ndihmohen.

Islami: Kosova hynë në mesin e 60 shteteve me një aktivitet të tillë

“Pjesëmarrja nuk është e kënaqshme, po prapë qëllimi çka e kemi fol njëherë, prapË po bëhet, pra po iu ndalim në ndihmë shumë familjeve, duke i qenë falënderues shumë bizneseve, Ministrisë së Kulturës, Komunës së Prishtinës që tash e sa vite e përkrahin këtë iniciativë që tashmë është shndërruar në tradicionale, ku Kosova hynë në mesin e 60 shteteve me një aktivitet të tillë”, ka thënë Islami.

Islami shtoi se bashkëpunojnë me Ministrinë e Mirëqenies Sociale, të cilët bëjnë përzgjedhjen e familjeve që do të ndihmohen.

Ai ka thënë se ndihmat do të dërgohen për familjet në shtatë qytete të mëdha të Kosovës. Sipas tij, ideja është që t’iu ofrohet gëzim këtyre familjeve, por edhe që të largohet ngarkesa psikologjike që është bërë nga pandemia./lajminet/ KultPlus.com

Të ngjajshme