10 qytetet më të shtrenjta në botë për emigrantët

22 Qershor, 2021 - 12:50 pm

Ashgabat në Turkmenistan është qyteti më i shtrenjtë në botë për punëtorët që shkojnë nga jashtë shtetit, sipas studimit të këtij viti për Mercer Cost of Living. Raporti vjetor rendit 209 qytete bazuar në koston e shpenzimeve, duke përfshirë strehimin, transportin, ushqimin dhe argëtimin, duke i krahësuar me New York City.

Kryeqyteti i Turkmenistanit, i cili ishte numri dy në listën e vitit të kaluar, është një nga 10 vendet e para më të kushtueshëm. Ai ndiqet nga Hong Kong, Bejrut, Tokio, etj.

Kriza financiare e vazhdueshme e Turkmenistanit, e cila ka çuar në mungesa të ushqimit dhe hiperinflacionit, përmendet nga Mercer, si arsyeja pse kostoja e jetesës në Ashgabat është rritur gjatë dy viteve të fundit, shkruan CNN.

Vitin e kaluar Bejruti ishte i 45-ti më i shtrenjtë për emigrantët, ndërsa këtë vit është i dyti më i kushtueshëm. Një rritje me ritme tepër të larta. Mercer e justifikon këtë me depresionin ekonomik të Libanit, i cili u përkeqësua nga pandemia Covid-19 dhe shpërthimi i portit të Bejrutit në gusht të vitit të kaluar.

Ndërkohë, ndërsa euro fitoi gati 11% ndaj dollarit amerikan, qytetet evropiane u renditën më të shtrenjta se ato amerikanë. Kjo bëri që New York City të dilte nga top 10 e Mercer, ndërsa Parisi u ngjit në renditje nga numri 50 në 2020-ën në numrin 33 në 2021.

Sa i përket qyteteve më të lira për punëtorët që shkojnë nga vendet e tjera janë: Tbilisi, Georgia, Lusaka, Zambia, Bishkek dhe Kirgistan.

10 vendet që kanë kosto të lartë të jetesës për emigrantët:

1. Ashgabat (Turkmenistan)

2. Hong Kong (Kinë)

3. Bejrut (Liban)

4. Tokio (Japoni)

5. Cyrih (Zvicër)

6. Shanghai (Kinë)

7. Singapori

8. Gjenevë (Zvicër)

9. Pekin (Kinë)

10. Bern (Zvicër) / KultPlus.com

Të ngjajshme