101 vjet nga lindja e Qemal Stafës

20 Mars, 2021 - 12:27 pm

Kujtojmë sot 101 vjetorin e lindjes së komunistit dhe dëshmorit Qemal Stafa, dita e vrasjes së të cilit u kthye në ditën e kujtimit të të gjithë Dëshmorëve të Atdheut.

Qemal Stafa u lind më 20 mars 1920 në qytetin e Elbasanit. Ai ishte është nga të rrallët komunistë emri i të cilit nuk mbart asnjë ngarkesë negative në çdo kohë. Ai mbeti i njëjti idealist deri 5 majin e vitit 1942 kur u vra i rrethuar nga 200 milicë në një shtëpi në Tiranë duke shkëmbyer zjarr me ta, duke u bërë simbol i rezistencës gjatë Luftës së Dytë Botërore.

5 maj 1942, dita e vrasjes së tij në Tiranë, u kthye në ditën e kujtimit të të gjithë Dëshmorëve të Atdheut. / KultPlus.com

Të ngjajshme