103 vjeçarja realizon ëndrrën, bën tatuazhin e parë

10 Gusht, 2020 - 2:58 pm

Një 103-vjeçare, që kishte kaluar gjithë jetën duke u kujdesur për familjen, i ka dëshmuar botës se kurrë nuk është vonë për të realizuar ëndrrat.

Dorothy Pollack, që ka mbushur 103 vjet në qershor, po kalon ditët duke kompletuar listën e dëshirave. Aventura e saj e parë? Të bënte një bretkosë tatuazh, një gjë të cilën e pëlqen më tepër sesa birrën dhe hamburgerët.

Më 16 qershor, ajo festoi ditëlindjen e saj në shtëpinë e kujdesit në Muskegon, Michigan, ku kishte kaluar muajt në izolim gjatë pandemisë.

“COVID-19 e kishte mbajtur atë të burgosur për disa muaj”, ka thënë Tersa Zavitz-Jones, mbesa e saj, për CNN, transmeton KultPlus.

Pak javë pasi është liruar nga shtëpia e kujdesit, Pollack ka vendosur të bëjë tatuazhin.

“Kam qenë shumë e emocionuar, pasi para disa viteve nipi im ka dashur që unë të bëjë një tatuazh. Unë nuk doja. Papritmas vendosa se dua këtë. E doja një tatuazh të bretkosës, pasi i dua bretkosat”, ka thënë Pollack. / KultPlus.com

Të ngjajshme