103 vjet me parë, Fan Noli emërohej peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare

27 Korrik, 2022 - 10:35 am

103 vjet me parë, më 27 korrik të vitit 1919, Fan Noli u emërua peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare.

Figura e Nolit pranë atdhetarëve të tij në Amerikë po fitonte rritje te menjëhershme duke i përfaqësuar ata si kryeredaktor i gazetës “Dielli” në Boston.

Fan Noli, themelues i revistës “The Adriatic Review” dhe kryetar i Federatës “Vatra” (1917-1918), do të merrte edhe administrimin e drejtimin e Kishës Ortodokse Shqiptare në Shtetet e Bashkuara. Nën mbështetjen e Sinodit rus dhe nën ovacionin e bashkatdhetarëve të tij, të cilët kumbonin me parrulla si: “E duam sot Peshkop! Mjaft duruam talljet e të tjerëve! Tani të vishet Peshkop!”, Noli u zgjodh i pari peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare.

Imzot Noli nuk reshti së punuari për komunitetin e tij, jo vetëm si klerik, por edhe duke milituar për çështje me rëndësi kombëtare, siç ishte rasti i pjesëmarrjes në punimet e Lidhjes së Kombeve në Gjenevë.

Drejtoria e përgjithshme e Arkivave, ofron foto ku Noli paraqitet me veshje klerikale, si edhe një foto të telegramit drejtuar Pandeli Evangjelit, ku flitet mbi punën e Nolit në Kishën Ortodokse./ KultPlus.com

Të ngjajshme