105 vjet nga përfundimi i Luftës së Vlorës

3 Shtator, 2025 - 9:03 am

Më 3 shtator të vitit 1920 përfundoi Lufta e Vlorës.

Kjo luftë ishte një cikël betejash të patriotëve shqiptarë kundër forcave ushtarake italiane, të cilat që më 9 dhjetor 1919 kishin marrë nën protektorat Shqipërinë, pas vendimeve të dala nga Konferenca e Paqes.

Në shenjë revolte, më 29 janar 1920, u mblodh “Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare Vlorë”. Sulmi karshi garnizonit italian filloi që më 6 qershor 1920. Në këto luftime morën pjesë rreth 20.000 trupa. Sulmet u zhvilluan në disa lokalitete: në gjirin e Vlorës, në Ujin e Ftohtë, në Vlorë-Kaninë, në Panaja, në Llogora, në Himarë, në Selenicë, në Gjorm, në Matohasanaj dhe në Tepelenë.

Luftëtarë vinin nga të gjitha zonat e Shqipërisë, por mes tyre gjendeshin edhe shqiptarë të Amerikës. Ata drejtoheshin nga 12 komandantë nën drejtimin e përgjithshëm të Qazim Koculit. Në zonën e çliruar, në Drashovicë, u vendos shtabi i luftës me prefekt Qazim Kokoshin./atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme