108 vjet nga lindja e Albert Kamy

7 Nëntor, 2021 - 9:07 am


Albert Kamy lindi më 7 nëntor 1913. Në sajë të presionit të babait, ai ndjeku rregullisht studimet në universitet dhe diplomli për Filozofi. Në vitet tridhjetë ai kaloi sprova të shumta në jetë dhe piqet nga përvoja gjithfarësheshe: shkruan tekste të vogla meditative me theks biografik, shtrohet në spital për tuberkuloz dhe i shpëton vdekjes, por jo kurimeve të vazhdueshme.

Ai hartoi romanin e rinisë “Vdekja e lumtur”, të cilën nuk pranon ta botojë për së gjalli. Viti 1937 shënon çast vendimtar në jetën intelektuale të Kamysë. Boton librin “E mbrapshta dhe e mbara” me ese të rinisë. Ne vitin 1939 boton një tjetër libër me ese “Dasma”.

Me pas Kamy punoi në gazetat serioze te Algjerit dhe shkrimet e tij i botoi në një përmbledhje “Aktualet”.

Kamy u bë i njohur në vitin 1942 me botimin e eseut filozofik “Miti i Sizifit”. Po atë vit botoi romanin “I Huaji”, pasqyrë e brishtësisë së njeriut dhe e vuajtjes absurde.

Botimi i esesë “Njeriu i revoltuar” me 1951, drejtuar kundër mendimit diktatorial e veçanërisht kundër terrorit stalinist, i shkakton Kamyse sulmin e ashpër të intelektualeve te majte franceze.

Më 1957 suksesi letrar i Kamysë vlerësohet me çmimin Nobel. Kamy e gjen vdekjen nga një aksident automobilistik më 4 janar 1960./KultPlus.com

Të ngjajshme