109 vjetori i Pavarësisë, kryeministri Rama uron me logon e aeroportit të ri të Vlorës

28 Nëntor, 2021 - 10:30 am

Kryeministri Edi Rama ka uruar festën e 28 Nëntorit me një mënyrë të veçantë .

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama ka zgjedhur që urimin për ditën e Flamurit ta shoqërojë me disa foto të stemës së aeroportit të Vlorës.

“Mirëmëngjesi, gëzuar 28 Nëntorin”, shkruan ai.

Kujtojmë që sot ka nisur puna zyrtarisht për ndërtimin e aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Pritet që kryeministri të vizitojë aeroportin, për të parë nga afër dhe nisjen e punimeve. / KultPlus.com

Të ngjajshme