112 vjeçari shpallet njeriu më i vjetër në botë

6 Tetor, 2021 - 9:59 pm

Një stërgjysh në Spanjë u konfirmua nga Rekordi Botëror Guinness si njeriu më i vjetër në botë, me moshë 112 vjeç e 211 ditë.

Saturnino de la Fuente Garcia, i lindur më 11 shkurt 1909, u certifikua nga Guinness si personi më i vjetër që jeton (mashkull).

Garcia, i cili ka 14 nipër e mbesa dhe 22 stërnipër e stërmbesa, jeton me vajzën e tij dhe dhëndrin.

Superqindvjeçari i tha Guinness se sekreti i jetëgjatësisë është “jetesa e qetë” dhe “të mos e dëmtosh askënd”. / KultPlus.com

Të ngjajshme