12 ditë për meditim në shkretëtirë, artisti i njohur nuk e kishte idenë çfarë e ka kapluar botën

18 Mars, 2020 - 2:23 pm

Jared Letos i kanë humbur të gjithë ndodhitë dhe informatat për epideminë që ka kapluar botën, duke qenë në një strehim për meditim.

Derisa e gjithë bota po mëson për distancimin social dhe gjëra të tilla, aktori është shkyçur totalisht.

E pas 12 ditëve në shkretëtirë, ai është kthyer dhe të martën ka bërë një postim ku shfaqet i habitur, përcjell Gazeta Express

Wow. 12 ditë më parë kam filluar një meditim të heshtur në shkretëtirë. Ne ishim totalisht të izoluar. Pa telefon, pa komunikim e gjëra të tilla. Ne nuk ia kishim idenë se çfarë ka ndodhur jashtë objektit ku po qëndronim“, ka shkruar Leto në Twitter.

https://twitter.com/JaredLeto/status/1239785964169342976

Kam ecur dje në një botë shumë të ndryshme. Një botë që ka ndryshuar përgjithmonë. Shokuese – është më e pakta që mund të them. Po marr vazhdimisht mesazhe nga miqtë dhe familjarët nëpër botë dhe po informohem me atë se çfarë po ndodh“, shton këngëtari i grupit Thirty Seconds to Mars.

Jared Leto është vokalist si dhe aktor i shumë filmave të njohur dhe fitues i çmimit Oscar. Ai njihet për jetën e tij paqësore dhe me aktivitete që qetësojnë shpirtin e tij, pas çdo projekti që bën./ Gazeta Express/ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme