Në Fushë-Kosovë sot fillon Festivali Ballkanik i Folklorit

20 Shtator, 2019 - 9:40 am

Sot në Fushë-Kosovë fillon edicioni i tretë i Festivalit Ballkanik të Folklorit.

Festivali fillon në ambientet e shkollës “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë.

Para fillimit të festivalit, nga ora 18:00, përgjatë rrugës “Dardania” do të mbahet defileu i pjesëmarrësve të Festivalit.

Në këtë festival do të marrin pjesë ansamble dhe grupe nga Shqipëria, Kroacia, Bullgaria, Turqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova./KsP /KultPlus.com

Të ngjajshme