13 gushti – Dita Botërore e të Majtëve

13 Gusht, 2022 - 12:15 pm

Dita ndërkombëtare e mëngjarashëve është 13 gusht 2022, shkruan KultPlus.

Festimi vjetor nderon të majtët në histori, kulturën pop dhe jetën tonë të përditshme.

Festa u krijua për të rritur ndërgjegjësimin jo vetëm për atë që i bën të veçantë njerëzit mëngjarash, por edhe për betejat që njerëzit që përdorin dorën e majtë mund t’i kalojnë çdo ditë pa e vënë re ne të tjerët.

Në kuptimin modern, “mëngjarashët” konsiderohen njerëzit që thjesht përdorin dorën e majtë më shpesh sesa të djathtën, dhe cila dorë përdoret për të shkruar luan një rol të rëndësishëm, por jo vendimtar në këtë. Sipas disa raporteve, çdo person i shtatë në tokë është mëngjarash.

Në Ditën e Mëngjarashëve, inkurajohet që personat e djathtë të bëjnë aktivitete me dorën e majtë, të cilat zakonisht i marrin si të mirëqena. Është më e vështirë se sa mendoni!

Të ngjajshme