14 vjet nga vdekja e Luciano Pavarottit

6 Shtator, 2021 - 9:00 am

Sot janë mbushur 14 vjet nga vdekja e tenorit, Luciano Pavarotti.

Luciano Pavarotti është tenori më i famshëm italian i tridhjetë viteve të fundit si edhe këngëtari më i famshëm jo vetëm në botën e operas, por ndër të gjitha zhanret.

Pavarotti lindi në Modena, Italinë e veriut, dhe vdiq po aty. I biri i një bukëpjekësi, Pavarotti kishte menduar të bëhej futbollist profesionist, por thoshte se dëshira e tij për të kënduar qëkur ishte katër vjeç kurrë nuk e kishte lënë.

Luciano Pavarotti pati një karrierë dyzetvjeçare në skenën botërore dhe brenda kësaj kohe u bë një prej artistëve më të shitur, krah për krah me artistë si Madona dhe Elton Xhon.

Ai i solli audiencë të re operës, në veçanti me melodinë karakteristike të tij Nesun Dorma nga Turandoti i Puçinit e cila u shndërrua në njërën prej himneve më të adhuruara të futbollit në botë.

Pavarotti vdiq më 6 shtator të vitit 2007./KultPlus.com

Të ngjajshme